Nga Vendi
1 May 2026
Mickoski paralajmëron ulje të çmimit të naftës dhe vazhdim të masave për karburantet

Kryeministri i Maqedonia e Veriut, Hristijan Mickoski, ka paralajmëruar se nga e hëna pritet ulje e çmimit të naftës, ndërsa masat aktuale për karburantet do të mbeten në fuqi.

Sipas tij, TVSH-ja për benzinën 95 dhe 98 do të vazhdojë të jetë 10 për qind, ndërsa për naftën do të mbetet 18 për qind. Ai bëri të ditur se pas negociatave me OKTA është arritur marrëveshje për zgjatjen e zbritjeve, dy denarë për litër për benzinën dhe tre denarë për litër për dizelin, të vlefshme deri më 18 maj.

“Pres që dizeli të jetë më i lirë nga e hëna, ndërsa marrëveshja për zbritjet do të zgjasë deri më 18 maj. Shpresojmë që kriza të përfundojë dhe të kthehemi në normalitet”, deklaroi Mickoski.

Kryeministri ngriti gjithashtu shqetësimin për mundësinë e rieksportit të karburanteve nga disa kompani, duke theksuar se informacionet po verifikohen. “Nëse është e vërtetë, nuk ka nevojë për sjellje të tilla spekulative, pasi tregu është i hapur dhe qytetarët e vendeve fqinje mund të furnizohen lirshëm në vend”, u shpreh ai.

Mickoski shtoi se vendi vazhdon të ketë ndër çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon, duke theksuar se ato janë deri në 30 deri në 50 për qind më të lira krahasuar me vendet fqinje.

Deklaratat u bënë gjatë pjesëmarrjes së tij në një aktivitet zyrtar në Ohër.



Të ndryshme
Më shumë
Filipçe: Nga java e ardhshme fillon vaksinimi në terren 6 July 2021
Hakerët kanë sulmuar procesin e regjistrimit në Maqedoni15 September 2021
Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar 3 December 2025