ShowBiz
20 October 2021
Fisnik Syla nuk heq dorë nga Fjolla Morina, bën hapin e parë për ribashkimin me të

Menjëherë pas lirimit nga paraburgimit, Fjolla Morina u komentua në media për raportin e saj me Fisnik Sylën.

Ani pse ajo vetë nuk e ka konfirmuar, të gjitha detajet çojnë në atë se çifti i ka dhënë fund martesës, shkruan Reporteri.net.

Si Fisniku, poashtu edhe Fjolla kanë fshirë të gjitha fotografitë që kishin së bashku në rrjete sociale, derisa edhe kanë hequr njëri-tjetrin nga lista e miqve.

Por, duket se Syla nuk po heq dorë dot nga këngëtarja. Biznesmeni ka pëlqyer fotografitë e fundit që Morina ka sjell para ndjekësve të saj në Instagram.

Ndryshe, Fjolla dhe Fisniku u martuan në Maldive në vitin 2020./Reporteri.net/



Të ndryshme
Më shumë
Dalja e hershme e votuesve në zgjedhjet e përsëritura arrin 3.32%11 January 2026
Serbia bën “spastrim diskret” në Medvegjë, në vendbanimin shqiptar, ku banorët flenë mbi tokën me 500 milionë ton ari29 June 2020
Trump prezanton TrumpRx.gov për barnat me recetë më të lira në SHBA 7 February 2026