Nga Rajoni
1 November 2026
Dalin sërish në sipërfaqe rrënojat e Kukësit të Vjetër, situatë shqetësuese për hidrocentralin e Fierzës

Thatësira e tejzgjatur dhe shfrytëzimi i ujit për prodhimin e energjisë elektrike kanë sjellë rënie të ndjeshme të nivelit të liqenit të Kukësit, i cili shërben si rezervuar për hidrocentralin e Fierzës.

Prurjet e Drinit, që kanë zbritur nën 80 metra kub ujë në sekondë, ndërsa agregatët vijojnë të jenë në punë, kanë përshpejtuar uljen e nivelit të liqenit.

Si pasojë, në sipërfaqe kanë dalë sërish rrënojat e Kukësit të vjetër. Në horizont dallohen ish-qendra e qytetit, monumenti i Zogut të Parë dhe bunari, ndërsa janë zbuluar edhe këmbët e urës së vjetër të Kukësit.

Por tërheqja e ujit nuk ka vetëm pasoja historike. Ajo po dëmton edhe habitatin ujor. Qindra molusqe kanë ngordhur dhe kanë mbetur në brigjet e liqenit.

Të dhënat zyrtare të KESH-it ende nuk janë përditësuar, por niveli i ujit vlerësohet të ketë zbritur nën kuotën 250 metra, ndërsa prurjet mbeten shumë poshtë mesatares vjetore.

Kjo situatë shton rrezikun e kufizimit apo stakimit të agregatëve të hidrocentralit të Fierzës.

Dalja në sipërfaqe e rrënojave të Kukësit të vjetër është një fenomen i rrallë, por këtë vit ato janë shfaqur dy herë brenda dhjetë muajve./Top Channel



Të ndryshme
Më shumë
LSDM dhe OBRM-PDUKM në raundin e dytë do të garojnë në 25 komuna, partitë shqiptare në dhjetë19 October 2021
Ky është shoferi i autobusit që humbi jeten në aksidentin në Bullgari23 November 2021
LSDM publikon listen për Këshilltarë në Tetovë14 September 2021