ShowBiz
1 November 2026
Anjeza Gubetini i ha fjalët e veta, diikur deklaronte se kurrë nuk do të bëhet pjesë e Big Brother VIP

Gazetarja Anjeza Gubetini është bërë pjesë e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Kosova”.

Hyrja e saj në shtëpinë më të famshme në vend vjen pas deklaratave të mëparshme, kur kishte përjashtuar mundësinë e pjesëmarrjes në këtë format.

Në një emision televiziv, ajo kishte thënë se mund të hynte edhe në politikë, por asnjëherë në “Big Brother”. Megjithatë, këtë herë ka vendosur të bëhet pjesë e reality show-t, duke ndryshuar qëndrimin e saj të mëparshëm.

Pjesëmarrja e Gubetinit në këtë edicion pritet të sjellë një kapitull të ri në paraqitjen e saj publike, këtë herë larg angazhimit të zakonshëm si gazetare.



Të ndryshme
Më shumë
Berisha: Ia urova Ali Ahmetit fitoren e rëndësishme dhe bindëse që BDI arriti në këto zgjedhje17 July 2020
BDI sot zbarkon në Tetovë28 September 2021
MPB paralajmëron për mashtrimet me “Safe City”: Mos hapni linqet e dyshimta11 August 2026