Nga Vendi
2 November 2026
Deputetja e VMRO-DPMNE-së kritikon VLEN-in: Luajtën rolin e "Kalit të Trojës" në favor të BDI-së

Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Dafina Stojanoska, akuzoi koalicionin VLEN se në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Bërvenicë mbështeti kandidatin e AKI-së, në vend që të dëshmonte se dallon politikisht nga BDI-ja.

Gjatë një paraqitjeje në televizionin Sitel, Stojanoska vlerësoi se VLEN, me këtë veprim, shpërndau votat dhe luajti në favor të BDI-së.

“Mendoj se luajtën rolin e Kalit të Trojës dhe vepruan në favor të BDI-së, përkatësisht shpërndanë votat e elektoratit”, deklaroi Stojanoska.

Ndryshe, kandidati shqiptar i AKI-së Arkin Jahiji ka shpallur fitore në Komunën e Bërvenicës në zgjedhjet e jashtëzakonshme që u mbajtën pas vdekjes së kandidatit Jovica Ilievski.



Të ndryshme
Më shumë
Tayna me një tjetër sukses por kësaj here nuk ka të bëjë me muzikën21 June 2021
Lirohen veteranët që u prangosën pas rastit me deputetin e VV-së13 October 2026
Izairi: Jam i sigurt se do të ketë rritje të votave, për 225 vota nuk ia dolëm22 October 2021