Nga Bota
2 November 2026
Sulm kibernetik edhe ndaj supermarketeve në Suedi, hakerat çojnë temperaturën e frigoriferëve në 70 gradë

Disa prej supermarketeve të rrjeteve të mëdha tregtare ICA dhe Coop në Suedi janë goditur nga sulme kibernetike, të cilat kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe kanë detyruar mbylljen e përkohshme të disa pikave të shitjes.

Sulmet ndodhën mes mbrëmjes së së dielës, 1 nëntor, dhe mëngjesit të së hënës, 2 nëntor. Sipas raportimeve të mediave lokale, hakerat arritën të ndërhyjnë nga distanca në sistemet e kontrollit të frigoriferëve dhe ngrirësve, duke rritur temperaturën e tyre deri në 70 gradë.

Si pasojë, mijëra produkte ushqimore që ruheshin në këto pajisje u ekspozuan ndaj temperaturave të papërshtatshme, duke shkaktuar humbje të konsiderueshme ekonomike.

Një metodë e ngjashme sulmi ishte përdorur më parë edhe në Francë. Ndërkohë, sulme të tilla janë raportuar njëkohësisht edhe në Belgjikë dhe Luksemburg.\

Sipas disa gazetave suedeze, dëmet financiare vlerësohen në qindra mijëra korona. Përveç sistemeve të ftohjes, dyshohet se janë prekur edhe sistemet e arkave, megjithëse ende nuk është konfirmuar nëse ky problem lidhet drejtpërdrejt me sulmin kibernetik.

 

Kompania ka njoftuar mbylljen e përkohshme të disa prej dyqaneve të saj dhe u ka kërkuar ndjesë klientëve. Ajo bëri të ditur se po punon për rikthimin e funksionimit normal të sistemeve dhe pikave të shitjes.

 

 

 



Të ndryshme
Më shumë
“Liria Ka Emër” falënderon rreth 100 mijë qytetarë për Marshin për Liri: Më 16 shtator presim lirinë për çlirimtarët12 September 2026
Aina Hoti: Diaspora shqiptare mund të kthejë dijen dhe suksesin në ura bashkëpunimi 4 October 2026
Në “Tabanoc” pritet rreth 40 minuta29 July 2021