Nga Vendi
3 November 2026
Bullgaria kthen 19 ton mollë nga Maqedonia për shkak të pranisë së lartë të pesticideve

Agjencia Bullgare e Sigurisë Ushqimore (BFSA) ka ndaluar importin e një dërgese me mollë nga Maqedonia, pasi analizat laboratorike treguan praninë e mbetjeve të pesticideve mbi kufijtë maksimalë të lejuar, përcjell AIM.

"Dërgesa, me një peshë totale prej 19.350 kilogramësh, nuk i plotësonte standardet e sigurisë të përcaktuara me ligj dhe do të kthehet në Maqedoni", njoftoi agjencia bullgare.

Kontrolli u krye në kuadër të kontrolleve të intensifikuara të frutave dhe perimeve të freskëta të importuara që Organizata Bullgare e Ushqimit dhe Bujqësisë (BABH) kryen në territorin e Bullgarisë.



Të ndryshme
Më shumë
Erion Veliaj para trupit gjykues, seancë publike e ndjekur masivisht nga qytetarët31 October 2025
Sala Jashari kritikon Qeverinë Kurti: Ende s’ka një veprim konkret pas vendimit të Speciales21 September 2026
Gjithnjë e më pak fëmijë po lindin në Maqedoni29 October 2026