Nga Bota
3 November 2026
Britania ashpërson rregullat e emigracionit: 10 vjet pritje për qëndrim të përhershëm

Britania e Madhe do të dyfishojë nga pesë në 10 vjet periudhën e pritjes për marrjen e qëndrimit të përhershëm për shumicën e punëtorëve të huaj, sipas rregullave të reja të emigracionit.

Ministrja e Brendshme, Shabana Mahmood, ka bërë të ditur se punëtorët e sektorit të kujdesit do të përjashtohen nga ky ndryshim dhe do të mund të aplikojnë pas pesë vjetësh, nëse plotësojnë kushtet e përcaktuara.

Ndërkohë, personat me të ardhura vjetore mbi 50 mijë funte do të mund të aplikojnë pas pesë vjetësh, ndërsa ata me të ardhura mbi 125 mijë funte pas vetëm tre vjetësh.

Rregullat e reja, që pritet të hyjnë në fuqi vitin e ardhshëm, do të zbatohen edhe për punëtorët e huaj që tashmë jetojnë në Britani.



Të ndryshme
Më shumë
Klauzolë mbi 150 milionë euro, Barcelona e “blindon” talentin e madh me kontratë katërvjeçare11 September 2026
Pamje/ Dardan Krivaqa me duar të lidhura brenda stacionit policor24 August 2021
Endrit Thaçi me mesazh emocionues në prag të aktgjykimit: “Kosova ju pret”21 June 2026