Nga Rajoni
21 June 2026
Endrit Thaçi me mesazh emocionues në prag të aktgjykimit: “Kosova ju pret”

Endrit Thaçi ka reaguar në rrjetet sociale në prag të shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Ai publikoi në Instagram një fotografi me babanë e tij, Hashim Thaçin, të shoqëruar me një mesazh prekës. “Ka ditë që kalojnë ngadalë kur pret dikë që e do. Por, tani çdo ditë po na ofron më pranë rikthimit tuaj. Me krenari ju presim. Kosova ju pret”, shkroi Endrit Thaçi në Instastory. Reagimi i tij vjen vetëm pak ditë para shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, një proces që po ndiqet me interes të madh nga opinioni publik në Kosovë dhe më gjerë.



Të ndryshme
Më shumë
Dua Lipa në Prishtinë për Sunny Hill, zbulon se është bërë kumbarë: “U bëra nënëzë”31 July 2026
Flet nga ceromonia e varrimit familjari i 18-vjeçares së vrarë, ky është mesazhi i tij24 August 2021
Ndryshojnë rezultatet në Izrael, Netanyahu zbret në 54 mandate, opozita dhe partitë arabe arrijnë në 6628 October 2026