Nga Rajoni
3 November 2026
Shoqja e Arlinda Zekajt bën thirrje për hetime edhe ndaj ish-vjehrrës së saj

Shoqja e Arlinda Zekajt, Ana Zhubi, e cila jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka reaguar sërish për rastin e vrasjes së saj.

Përmes një postimi në Facebook, Zhubi ka kërkuar që edhe ish-vjehrra e Arlinda Zekajt të merret në pyetje nga Policia e Kosovës, lidhur me pretendimet për dhunë psikologjike që, sipas saj, i është shkaktuar të ndjerës.

Në reagimin e saj, Zhubi ka ndarë edhe përvojën personale të dhunës psikologjike që thotë se ka përjetuar gjatë martesës së saj të parë, duke përshkruar ofendimet, përbuzjen dhe trajtimin që pretendon se kishte përjetuar nga ish-vjehrra.

Ajo ka ngritur gjithashtu shqetësime lidhur me pretendimet për praninë e ish-vjehrrës së Arlindës gjatë ngjarjes tragjike, duke vënë në pikëpyetje mungesën e ndërhyrjes.

Zhubi ka bërë thirrje që organet e drejtësisë t'i shqyrtojnë edhe këto pretendime, në mënyrë që të ndriçohen të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.

Ana Zhubi ka folur për Arlinda Zekajn edhe live në emisionin "Kosova today" në Klan Kosova.

Postimi i plotë i Ana Zhubit:



Të ndryshme
Më shumë
Mickoski: Duhet t’i jepet fund gjuhës së urrejtjes, qytetarët kanë probleme të përbashkëta15 October 2021
Qumështi i Bletës shëruesi i shumë sëmundjeve10 January 2024
OSBE: Kosova vazhdon një traditë të rëndësishme, sërish zgjodhi një grua për presidente 7 October 2026