Nga Bota
3 November 2026
Pagat në Zvicër pritet të rriten vetëm 1 për qind në vitin 2027

Pavarësisht pritjeve për përmirësim të ekonomisë, rritja e pagave do të jetë e kufizuar. Pas llogaritjes së inflacionit të parashikuar prej 0.8 për qind, rritja reale e fuqisë blerëse pritet të jetë vetëm 0.2 për qind.

Pagat në Zvicër pritet të rriten mesatarisht me vetëm 1 për qind gjatë vitit 2027. Këtë e tregon anketa e pagave e UBS-së, e realizuar me afro 400 kompani zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Sipas parashikimeve, inflacioni për vitin e ardhshëm pritet të jetë 0.8 për qind, që do të thotë se rritja reale e pagave dhe fuqisë blerëse do të jetë vetëm 0.2 për qind.

Rritjet më të mëdha parashihen në sektorin e energjisë, furnizimit dhe shërbimeve publike, me 1.5 për qind. Në industrinë kimike, farmaceutike dhe atë metalurgjike pritet rritje prej 1.2 për qind.

Ndërsa rritjet më të ulëta parashihen në tregtinë me pakicë, me 0.8 për qind, si dhe në industrinë e orëve dhe bizhuterive, me vetëm 0.7 për qind.

Sipas UBS-së, edhe pse besimi i kompanive në zhvillimin ekonomik është përmirësuar, planifikimi i punësimit mbetet i kujdesshëm. Banka parashikon që ekonomia zvicerane të rritet me 1.5 për qind gjatë vitit 2027./Albinfo.ch/



Të ndryshme
Më shumë
A Do Të Mbetet Besa Në Qeveri, Hoxha Me Konferencë Në Ora 14:00 5 November 2021
Apeli i krerëve fetarë në Shqipëri pas takimit me presidentin: Qytetarët të dëgjohen, zgjidhni dialogun mbi konfliktin18 October 2026
Pesë viktima dhe 119 raste të reja me Covid-19, shërohen 297 pacientë26 August 2020