Nga Vendi
5 November 2021
A Do Të Mbetet Besa Në Qeveri, Hoxha Me Konferencë Në Ora 14:00

A do të dalë ose do të mbetet në Qeveri Lëvizja Besa, për këtë temë gjatë ditës në orën 14 do të flasë sekretari gjeneral i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha, njofton Monitor.mk.Konferenca për shtyp siç njoftojnë nga Besa do të mbahet në selinë e kësaj partie në Shkup. Kujtojmë, të gjithë këto pikëpyetje lindën pasi Komisioni Shtetërorë i zgjedhjeve vendosi për ri-votim në një vend votim në Zhelinë, për të cilin kishte reaguar paraprakisht Hoxha, i cili nëpërmes një statusi kishte shkruar që Zhelina që lindi Besën mund të bëhet shkak edhe për prishjen e Qeverisë.Më pas kishte deklaruar për media se në qoftë se pyetet ai, Lëvizja Besa del nga kombinatorika qeveritare./Monitor.mk



Të ndryshme
Më shumë
Për 12 orë, janë evidentuar 65 mijë shkelje nga kamerat "Safe City" 1 December 2025
16 vjet pa gjurmë: Misteri i Bleona Matës, 6-vjeçares që u zhduk në malin Pikëllim 9 June 2026
Maqedoni: Çmimet e ushqimit do të rriten deri 50 përqind, bizneset kërkojnë mbështetje nga shteti 4 October 2021