Nga Rajoni
24 August 2021
18-vjeçarja e vrarë në Ferizaj është mbesa e këngëtares së njohur kosovare

Vrasja e 18-vjeçares M.O., nga Ferizaj ka tronditur gjithë vendin.

Deri në këto momente në pranga është A.S., ndërsa i dyshuari kryesor, partneri i saj D.K., ndodhet akoma në arrati. Të dy janë emra të njohur për policinë dhe prokurorinë, për involvim në vepra të ndryshme penale.

E kjo tragjedi e ka prekur thellë edhe këngëtaren e njohur kosovare, Fatlume Popovci, madje ajo i është referuar si mbesë viktimës.

“Moj mbesa ime, Zoti i dënoftë ata që të lënduan”, shkruan ndër të tjera këngëtarja, transmeton Gazeta Express.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ndaj të pandehurit A.S., për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri A.S.,më 22 Gusht 2021, gjatë gjithë kohës ka qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes kur i pandehuri tjetër D.K., ka ushtruar dhune psikike dhe fizike ndaj tashmë të ndjerës, ku, me këtë rast i njëjti (A.S.) ka kontribuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë në kryerjen e veprës penale, gjegjësisht në vdekjen e të ndjerës, ku më pas të njëjtën e dërgojnë dhe e lënë në Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj, pa shenja jete, ndërsa dy të pandehurit ikin në drejtim të panjohur, me çka në bashkëkryerje kryen veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.4 dhe 1.8 me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).



Të ndryshme
Më shumë
Elon Musk në gjyq kundër OpenAI, akuza për devijim nga misioni bamirës dhe kërkesë për dëmshpërblim miliardësh29 April 2026
Sela për TV24: Nuk ka nevojë që Mickoski të më kërkojë falje për 27 Prillin16 September 2021
Fjolla Morina vjen me poza provokuese 8 October 2021