Nga Vendi
5 November 2026
KSHZ rrëzoi ankesën e VMRO-DPMNE-së për rivotim në Çellopek të Bërvenicës

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka hedhur poshtë ankesën e VMRO-DPMNE-së lidhur me vendvotimin 2038 në Çellopek të Bërvenicës dhe kërkesën për rivotim.

Anëtarët e KSHZ-së ishin të pajtimit se megjithatë, duhet t’u jepet paralajmërim për shkarkim anëtarëve të Këshillit Komunal Zgjedhor, pasi që kanë bërë shkelje gjatë plotësimit të procesverbalit.

Në këtë vendvotim gjithsej kanë votuar 404 persona, 319 për Arkin Jahijin e AKI-së dhe 13 për kundërkandidatin Stojanço Radojçevski.



Të ndryshme
Më shumë
Historiani Gjorgjiev jep dorëheqje nga Komisioni i Historisë me Bullgarinë22 October 2021
Fatmir Bytyqi: Nuk do të shtrenjtohet çmimi i energjisë elektrike27 September 2021
Federata kërkon të ul mërin e tifozëve me Anis Mehmetin...29 March 2026