ShowBiz
6 November 2026
Fero dhe Robert Berisha në BBVA 6? Emrat e famshëm për të cilën po flitet se mund t’i bashkohen formatit

Ndonëse ende nuk ka një datë zyrtare për nisjen e edicionit të gjashtë të Big Brother VIP Albania, entuziazmi i fansave për këtë edicion nuk ka të ndalur.

Madje, këtë vit kanë nisur edhe spekulimet e shumta rreth emrave që mund t’i bashkohen spektaklit si banorë.

Kjo temë u diskutua edhe gjatë emisionit “Ftesë në 5”, me moderatore Bieta Sulon, ku u përmendën disa personazhe të njohur që mund të bëhen pjesë e këtij formati.

Në studio u prezantua një listë me emra që kanë qarkulluar në rrjetet sociale si kandidatë të mundshëm për t’u bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Në mesin e emrave të përmendur ishin Bujar Qamili, Mira Konçi, Robert Berisha, Viola Spiro, Deta Kokomani dhe Fero.

Ky i fundit, madje, ishte përfolur fillimisht edhe si një nga emrat e mundshëm të Big Brother VIP Kosova, por në natën e nisjes së spektaklit nuk u bë pjesë e shtëpisë.

Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për pjesëmarrjen e personazheve të përmendur në edicionin e ardhshëm të Big Brother VIP Albania. Mbetet të shihet se cilët prej tyre do të jenë vërtet pjesë e këtij edicioni dhe nëse do të ketë surpriza të tjera për publikun. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Zbulohet variant i ri i koronavirusit31 August 2021
Komuna e Budvës deklarohet për padinë e Kosovës për kthimin e 4.5 mijë metrave katrorë tokë24 June 2021
OBRM-PDUKM: Vetëm me Filipçen dhe Hasanin të dorëhequr nuk mund të ketë hetim të paanshëm14 September 2021