Nga Vendi
14 September 2021
OBRM-PDUKM: Vetëm me Filipçen dhe Hasanin të dorëhequr nuk mund të ketë hetim të paanshëm

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, nëpërmjet një kumtese për media e ka akuzuar Qeverinë në lidhje me zjarrin tragjik në Tetovë.

Nga kjo parti thonë se vetëm me dorëheqjen e Venko Filipçes dhe Ilir Hasanit, nuk mund të ketë hetim të drejtë.

“Kush i kërcënon familjarët e viktimave në Tetovë? Pse PTHP hesht? Kush nga pushtet ka aq fuqi sa t’i kërcënojë me jetë familjarët e viktimave në Tetovë? Kush frikësohet që të mos dalë e vërteta në dritë?”.

“Vetëm me dorëheqjen Hasanit dhe Filipçes nuk mund të ketë hetim të drejtë. Nuk mund që Zaevi të presë të përfundojnë hetimet dhe më pas të vendosë për dorëheqjet e Hasanit dhe Filipçes, pasi këta kanë fuqi reale institucionale për të ndikuar në hetime”, thonë nga OBRM-PDUKM.



Të ndryshme
Më shumë
OBRM-PDUKM: Filipçe të mos rri duarkryq, të marrë masa kundër virusit “Delta” 9 July 2021
Videoja nga shpërthimi i zjarrit në Qendrën Covid nuk është në Tetovë10 September 2021
Maqedoni, më shumë se 33 për qind e të diplomuarve, të papunë16 October 2021