ShowBiz
6 November 2026
Në pritje të ëmbël, Bardhi publikon fotografinë me Sarën

Sara Gjordeni dhe Bardhi po shijojnë një nga periudhat më të bukura të jetës së tyre, teksa janë në pritje të fëmijës së dytë.

Çifti ka ndarë së fundmi një fotografi të përbashkët në Instagram, ku Sara shfaqet me barkun e rrumbullakosur, e veshur me një fustan të zi, pranë Bardhit.

“Na 3”, ka shkruar këngëtari krahas fotografisë, ndërsa Sara nuk ka kursyer fjalët e dashurisë, duke komentuar: “Ju dua shumë”.

Postimi ka marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve, ndërsa nuk kanë munguar as komentet nga personazhet e njohura.

Kujtojmë se Sara dhe Bardhi janë prindër të vogëlushes Nea, ndërsa së shpejti familjes së tyre pritet t’i bashkohet edhe një vajzë tjetër.

Dyshja, që e nisi historinë e dashurisë në “Big Brother VIP Albania 3”, vazhdon të ndajë me publikun momente të veçanta nga jeta familjare.



Të ndryshme
Më shumë
Ledina Çelo tregon linjat e bujshme të trupit me foto nga plazhi23 July 2021
Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë pas rritjes rekorde të SpaceX13 June 2026
Kaos te Kryeministria, merr flakë një polic17 October 2026