Kuriozitete
6 November 2026
Pse tabelat orientuese në autostrada janë të gjelbra në disa shtete dhe blu në të tjera?

Kur udhëtoni me makinë nëpër Evropë, mund të vëreni se tabelat orientuese në autostrada nuk kanë të njëjtën ngjyrë në të gjitha shtetet. Në Kosovë, Zvicër, Itali dhe Suedi ato janë të gjelbra, ndërsa në Gjermani, Francë dhe Austri janë të kaltra.

Arsyeja qëndron te rregullat ndërkombëtare të komunikacionit, të cilat lejojnë përdorimin e të dyja ngjyrave.

Ngjyrat e tabelave orientuese në autostrada rregullohen nga Konventa e Vjenës për Shenjat dhe Sinjalizimin Rrugor, e miratuar në vitin 1968 nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara.

Qëllimi i kësaj konvente është harmonizimi i sinjalistikës rrugore ndërmjet shteteve, në mënyrë që shoferët t'i njohin më lehtë shenjat dhe ta kuptojnë kuptimin e tyre, pavarësisht se në cilin shtet ndodhen.

Konventa përcakton se tabelat orientuese në autostrada mund të kenë sfond të gjelbër ose blu, me mbishkrime të bardha. Pra, shtetet kanë të drejtë të zgjedhin njërën nga këto dy ngjyra, por duhet ta zbatojnë sistemin në mënyrë të njëtrajtshme.

Cilat shtete përdorin tabelat blu dhe cilat ato të gjelbra?

Tabelat blu përdoren në Gjermani, Francë, Austri, Norvegji, Spanjë dhe Portugali.

Ndërkaq, tabelat e gjelbra përdoren në Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci, Serbi, Zvicër, Itali, Suedi, Finlandë, Bullgari dhe vende të tjera.

Prandaj, dallimet në ngjyrat e tabelave nuk nënkuptojnë se disa shtete nuk i respektojnë standardet ndërkombëtare. Përkundrazi, të dyja alternativat janë të parapara me Konventën e Vjenës. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Haxhiu nga Memoriali “Heroinat”: Drejtësia për të mbijetuarit mbetet prioritet institucional14 April 2026
Efekti Ronaldo: Nuk do ta besoni sa ndjekës iu shtuan Manchester Unt vetëm dy orë pas transferimit28 August 2021
Buzhala: Talibanët e morën Afganistanin për 9 ditë, Serbia e merr Kosovën për 9 orë17 August 2021