Nga Rajoni
14 April 2026
Haxhiu nga Memoriali “Heroinat”: Drejtësia për të mbijetuarit mbetet prioritet institucional

U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës dhe njëherësh kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, zhvilloi homazhe pranë Memorialit “Heroinat”, ku theksoi rëndësinë e kujtesës dhe angazhimit institucional për drejtësi ndaj të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, përfaqësues institucionalë dhe aktivistë të shoqërisë civile. Haxhiu vlerësoi forcën dhe qëndresën e të mbijetuarve, duke theksuar se institucionet kanë ende përgjegjësi të mëdha për të adresuar drejtësinë.

Ajo bëri të ditur se gjatë periudhës së fundit janë ngritur 12 aktakuza për krime të tilla, ndërsa gjykatat kanë dhënë tri vendime dënuese, dy në shkallë të parë dhe një të formës së prerë.

Haxhiu nënvizoi se mbështetja për të mbijetuarit dhe ndjekja penale e krimeve të luftës mbeten prioritet, duke kërkuar njëkohësisht presion ndërkombëtar ndaj Serbisë për dorëzimin e të dyshuarve për krime lufte. Ajo shtoi se gjykimi në mungesë po zbatohet si një mekanizëm i domosdoshëm përballë mosbashkëpunimit, me synim lehtësimin e dhimbjes së viktimave dhe familjarëve të tyre.



Të ndryshme
Më shumë
Adoleshentët ‘kallen’ pas Taynës në Gostivar, mbushet salla plot 4 August 2021
Konkursi për regjistruesit rajonal është i hapur deri më 25 gusht20 August 2021
Ja kush është djaloshi 19 vjeçar që humbi jetën në liqenin e malit Sharr në Maqedoni (FOTO)29 August 2020