ShowBiz
6 November 2026
Vlorijan Halili dhe Sara Kolami, opinionistë në BIG TALK

Producenti i BIG TALK, Agon Rexhepi, ka zbuluar ekskluzivisht emrat e dy opinionistëve që do të jenë pjesë e këtij sezoni të emisionit.

Gjatë intervistës në podcastin Big Cast në Klan Kosova, Rexhepi bëri të ditur se opinionistët e këtij sezoni do të jenë Vlorijan Halili dhe Sara Kolami.

“Opinionistë në Big Talk këtë sezon kanë me qenë dyshja fantastike, Vlorijan Halili dhe Sara Kolami”, ka deklaruar Rexhepi.

Ndërkohë, kurioziteti mbetet edhe për emrin e prezantueses së këtij sezoni, e cila pritet të zbulohet nesër në emisionin Kosova Today.



Të ndryshme
Më shumë
192 shkelje trafiku në Shkup, 31 për vozitje të shpejtë15 June 2021
Besar Durmishi: Çmimet në supermarkete do të mbeten fer dhe të kapshme për qytetarët11 March 2026
Beatrix Ramosaj do të nxjerrë një këngë të re, ish-konkurrentja e BBV zbulon se kujt i dedikohet25 March 2022