Në vazhdën e takimeve me degët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), drejtoresha e Qendrës Analitike Hulumtuese “Abdilaqim Ademi”, Fatjona Geci, zhvilloi një takim me degën e BDI-së në Tearcë, ku u takua me kryetarin e degës, Bujar Jakupi, dhe anëtarët e saj.
Takimi u karakterizua nga një bashkëbisedim konstruktiv, frytdhënës dhe me frymë bashkëpunimi, ku u diskutuan mundësitë për thellimin e komunikimit dhe rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Qendrës Analitike dhe strukturave të BDI-së në terren.
Një nga temat kryesore të diskutimit ishte nevoja për krijimin e më shumë urave të komunikimit, vendosjen e lidhjeve të drejtpërdrejta ndërmjet Qendrës dhe degëve, si dhe organizimin e trajnimeve të përbashkëta dhe përfshirjen më aktive të anëtarëve në këto procese.
Anëtarët e degës së Tearcës paraqitën ide dhe kërkesa konkrete, duke dëshmuar interesim dhe gatishmëri për të qenë pjesë aktive e proceseve që synojnë avancimin e kapaciteteve organizative dhe profesionale të subjektit.
Nga ana e saj, drejtoresha Fatjona Geci ndau disa ide dhe propozime konkrete për mënyrën se si mund të ndërtohen forma më të qëndrueshme bashkëpunimi, duke theksuar rëndësinë e komunikimit të vazhdueshëm, shkëmbimit të përvojave dhe shfrytëzimit të potencialit njerëzor e profesional që gjendet në strukturat e partisë.
Takimi me degën e Tearcës ishte një tjetër dëshmi e rëndësisë së këtyre bashkëbisedimeve, të cilat synojnë ta bëjnë Qendrën Analitike më të afërt me degët, më të ndjeshme ndaj nevojave të tyre dhe më funksionale në shërbim të zhvillimit të kapaciteteve të përbashkëta.



















