ShowBiz
18 October 2021
Kim Kardashian merr gjithë vëmendjen në veshjen e ngushtë ngjyrë rozë

Ajo u kthye përsëri në qendër të vëmendjes si prezantuese e “Saturday Night Live” javë e kaluar.

Dhe Kim Kardashian thjesht mahnit sërish fansat teksa tregoi format trupore, ndërsa pozoi për disa fotografi në Instagram të dielën (17 tetor)

40-vjeçarja dukej sensacional me një trupore ngjyrë rozë të ngushtë. Ajo ndau disa imazhe provokuese nga prapaskena teksa dukej se po bëhej gati në një dhomë hoteli.

Ylli i “Keeping Up with the Kardashians” shkëlqeu në një veshje dantella kokë e këmbë me mëngë të gjata me doreza.

Nëna e katër fëmijëve nuk tregoi as edhe një centimetër lëkure, megjithëse përkundër kësaj arriti të dukej joshëse.

Flokët e saj të gjatë ishin të ndarë në mes dhe të drejtuar në mënyrë të përkryer duke i lënë prapa supeve, ndërsa kompletoi veshjen e saj me vathë diamanti.

Ndryshe, kohët e fundit Kim pranoi t’i paguajë ish-bashkëshortit, Kanye West 20 milionë dollarë për shtëpinë e tyre të madhe në Hidden Hills në mes të divorcit të tyre. Dyshja janë prindër të katër fëmijëve.



Të ndryshme
Më shumë
Apple pritet të nxjerrë laptopin më të mirë në treg10 October 2021
Arsovska: Për mua nuk ka ndarje dhe kjo do të dëshmohet10 September 2021
A e ndjen kafshët tërmetin? 1 July 2021