ShowBiz
4 August 2021
Me shami e me gotë mbi kokë, Dua Lipa hedh vallen shqiptare

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa ndodhet prej disa ditësh me pushime në Jug të Shqipërisë.

Ajo ka promovuar përmes rrjeteve sociale të gjitha vendet turistike që ka vizituar, duke treguar në këtë mënyrë përveç kënaqësisë që po merr edhe një ftesë të hapur ndaj fansave të saj.

Së fundmi, Dua ka ndarë një video shumë të këndshme, ku shfaqet me gotën e rakisë në kokë, shami në dorë teksa kërcen këngën e Shkurte Fejzës “Lujma belin”.

“Më trego që je shqiptar, pa ma thënë që je shqiptar”, ka shkruar këngëtarja përkrah videos, në të cilën vihet re që kërcen në mes e rrethuar nga familjarët dhe miqtë.

Kujtojmë që ditën e djeshme, Dua ishte në Parkun Kombëtar të Butrintit, ku nuk nguronte të ndante disa foto vërtetë të bukura.

https://www.instagram.com/dualipa/?utm_source=ig_embed&ig_rid=79ffd170-1ca1-423e-9179-3e8c6c32ebc4



Të ndryshme
Më shumë
OBSH: Mbi 200 mijë të vdekur nga e nxehta në Europë, shumica e këtyre vdekjeve ishin të parandalueshme12 June 2026
“Unë e mbaj familje, dua ta di a kanë nevojë për diçka”, Fifi qanë sërish në “Big Brother”16 October 2021
Zaev: Nga 1 janari paga minimale do të jetë 18 mijë denarë25 October 2021