Nga Vendi
5 December 2025
Ahmeti: Liria nuk gjykohet, liria mbrohet!

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti konfirmon se pas Prishtinës dhe Tiranës, tani edhe Shkupi do të organizojë protestë në të cilën do të kërkohet drejtësi për udhëheqësit e UÇK-së të cilët po mbahen në Hag.

"Sheshi “Skënderbeu” në Shkup do të jetë zëri i fuqishëm i qytetarëve që kërkojnë drejtësi për çlirimtarët tanë.

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte dhe mbetet e drejtë, çlirimtare dhe e mbështetur nga bota demokratike. Drejtësia për luftëtarët e lirisë nuk mund të ndërtohet mbi akuza politike, montime dhe dëshmi të fabrikuara nga Serbia dhe Rusia.

Ashtu siç qëndruam përkrah luftëtarëve të UÇK-së në Prishtinë dhe Tiranë, ashtu do të qëndrojmë edhe në Shkup, krenarë, të vendosur dhe të palëkundur në mbrojtje të së vërtetës sonë, të së vërtetës objektive", thuhet në njoftimin e Ahmetit.
Ai konfirmon se protesta do të mbahet më 13 dhjetor, në orën 13:00.

Kujtojmë se edhe OVL-UÇK e Kosovës ka konfirmuar pjesëmarrjen në protestë.



Të ndryshme
Më shumë
Mbi 462.000 qytetarë janë rivaksinuar në Maqedoni13 August 2021
Mexhiti pret Albin Kurtin në Shkup: Biseduam për rrugën evropiane të RMV-së dhe Kosovës30 June 2025
Gjermanët ia japin lamtumirën Merkelit me ëmbëlsirën e veçantë15 September 2021