Nga Bota
22 June 2021
E habitshme! Drejtori i televizionit shtetëror i kërcënon me vrasje kritikët e Kadirovit

Drejtori i Televizionit Shtetëror të Çeçenisë, Chingiz Akhmadov, i ka kërcënuar me vdekje ata që i quajti armiq të pushtetarit të fuqishëm, Ramzan Kadirov.

Akhmadov, që është drejtor i Televizionit Shtetëror Grozny dhe Kompanisë për Radiotransmetik, tha përmes një videoje në Instagram se ai qëndron me Ramzan Kadirovin, shkruan Free Europe, transmeton Gazeta Express.

“Nëse dikush duhet të vritet, nëse dikush e meriton vdekjen, atëherë ne do të vrasim. Nëse është e nevojshme që të themi një fjalë, atëherë ne do ta themi atë fjalë”, tha Akhmedov.

“Armiku i Ramzan Kadirovit është armik i popullit çeçen dhe armik i imi personalisht”, shtoi ai.

Nën pushtetin e Kadirovit, shërbimet e sigurisë në Çeçeni janë të njohura për shkeljen e të drejtave të njeriut, sidomos të kundërshtarëve politikë, të cilët dyshohet se torturohen, rrëmbehen dhe madje vriten përmes operacioneve jashtëgjyqësore.

Kadirovi, i cili në disa raste ka kërcënuar se do t’i burgosë ose do t’i vrasë kritikët e tij, më parë ka thënë se kërcënimet me vdekje dhe frikësimet janë pjesë e “etikës çeçene”.



Të ndryshme
Më shumë
33-vjeçarit i qëndroi telefoni në bark 4 ditë, mjeku: Bateria ishte më e rrezikshmja sepse mund të shpërthente31 August 2021
Serbët komentojnë ashpër në profilin e Dua Lipës, ajo u përgjigjet me flamurin “Autoctonus”19 July 2020
ARTISTËT E KOMBIT NË MBËSHTETJE TË KRYEMINISTRIT TË PARË SHQIPTAR NË R.M.V10 July 2020