Dion Mala nga Peja është banori i parë i eliminuar nga Big Brother VIP Kosova 5
Modeli nga Peja, Dion Mala, është banori i parë që i jep fund aventurës së tij në edicionin e pestë të Big Brother VIP Kosova.
Ai nuk ka arritur t'i mbijetojë televotimit për eliminimin e parë të këtij sezoni, duke lënë kështu shtëpinë pas disa ditësh qëndrimi në formatin televiziv.
Përballë tij në televotim ishin edhe tetë banorë të tjerë: Nichi, Akili, Anjeza, Zoja, Arlinda, Shqiponja, Antoneta dhe Adriani.
Pas votave të publikut, Dion u shpall banori i parë i eliminuar i këtij edicioni, duke përfunduar kështu rrugëtimin e tij në Big Brother VIP Kosova 5.
Ndërkohë, banorët e tjerë vazhdojnë garën për çmimin e madh dhe aventurën brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë.