ShowBiz
7 November 2026
"Kjo është skandaloze", Rudina kritikoi ashpër Nichin për deklaratën ndaj Anjezës

Opinionistja Rudina kritikon ashpër Nichin për deklaratën ndaj Anjezës: “Kjo është skandaloze”

Opinionistja Rudina ka kritikuar ashpër banorin Nichi gjatë Prime-it të Big Brother VIP Kosova 5, pas një deklarate që ai kishte bërë ndaj Anjezës, duke përmendur edhe lidhjen e saj sentimentale.

Gjatë diskutimit, Rudina i tha Nichit se e kishte dëgjuar personalisht teksa i ishte drejtuar Anjezës me fjalët se i dashuri i saj mund ta linte.

“E kam dëgjuar me veshë të mi kur e ke thënë: ‘Ai mund të të lërë’. Kjo është skandaloze”, u shpreh opinionistja, duke ia bërë të qartë pakënaqësinë e saj lidhur me këtë deklaratë.

Reagimi i Rudinës erdhi pas një momenti emocional të Anjezës, e cila kishte përfunduar në lot gjatë diskutimit me Nichin, pasi ky i fundit kishte përmendur të dashurin e saj.

Ngjarja u bë pjesë e diskutimeve gjatë spektaklit, ku deklarata dhe reagimi emocional i Anjezës morën vëmendjen e opinionistëve dhe banorëve. 



Të ndryshme
Më shumë
Qeveria do të miratojë masa emergjente për të zbutur rritjen e çmimeve të karburanteve22 March 2026
Kandiq: Lidershipi serb t’i drejtohet publikut për emrat e Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale të Serbisë10 August 2021
Dua Lipa vallëzon në dasmën e djalit të hallës, shihet edhe me gotë në kokë27 September 2026