Nga Vendi
22 March 2026
Qeveria do të miratojë masa emergjente për të zbutur rritjen e çmimeve të karburanteve

Qeveria e vendit do të mbajë nesër një seancë të jashtëzakonshme për të miratuar masa emergjente që synojnë të zbusin rritjen e çmimeve të karburanteve, njoftuan nga ekzekutivi për Agjencinë e lajmeve MIA.

“Çmimet në bursat botërore të naftës po rriten, gjë që pritet të ndikojë më tej në çmimin e karburanteve në vend. Edhe pse pikat e karburanteve në vend kanë deri tani karburantet më të lira në krahasim me rajonin, të hënën pritet një rritje shtesë e çmimeve të naftës dhe benzinës. Prandaj, Qeveria do të mbajë një seancë nesër në orën 12:00 për të miratuar masa emergjente për të zbutur rritjen e çmimeve,” njoftuan nga Qeveria.

Burimi: Agjencia e lajmeve MIA



Të ndryshme
Më shumë
Letërnjoftime dhe pasaporta në Shkup, edhe gjatë vikendit23 June 2020
SPM kërkon testim falas për COVID-19 te nëpunësit policor27 July 2020
Ronaldo dhe Juventus dhurojnë fanella të nënshkruara për mjekët që kanë shkuar nga Kuba në Torino për luftuar kundër pandemisë COVID-1920 July 2020