Situata e krijuar së fundmi në “Big Brother VIP Kosova” ka nxitur reagime të shumta, pas debateve dhe përplasjeve mes banorëve.
Në mesin e këtyre zhvillimeve është përfshirë edhe Zana Avdiu, e cila ka vendosur të shprehë publikisht qëndrimin e saj.
Ajo ka treguar mbështetjen për Jonën, duke shpërndarë fotografinë e saj në rrjetet sociale dhe duke e shoqëruar me një zemër të bardhë.
Ky veprim i Zanës vjen në një kohë kur në rrjet po diskutohet shumë për raportet mes Jonës dhe banoreve të tjera, si dhe për mënyrën se si po zhvillohen përplasjet brenda shtëpisë, shkruan Kosovarja.
