Nga Vendi
26 May 2025
Skandal në Tetovë – Kryetari Kasami shpërndan libra të piratuar të Kadaresë, Onufri paralajmëron padi

Një skandal me përmasa të mëdha ka shpërthyer në Tetovë, pasi Kryetari i Komunës, z. Bilall Kasami, ka shpërndarë me ceremoni publike libra të shkrimtarit të njohur shqiptar Ismail Kadare për nxënësit e shkollave, të cilët rezultojnë të jenë kopje të piratuara.

Reagimi zyrtar ka ardhur nga Shtëpia Botuese Onufri, e cila mban të drejtat ekskluzive për botimin e veprave të Kadaresë. Përmes një njoftimi për shtyp, Onufri njofton se do të ndjekë çështjen në rrugë ligjore, duke depozituar një kallëzim penal për pirateri në Gjykatën e Tetovës ditën e hënë.

"Kryetari i Komunës së Tetovës, z. Bilall Kasami, ka shpërndarë publikisht libra të piratuar të Ismail Kadaresë, duke cenuar rëndë të drejtat e autorit dhe duke promovuar një akt të paligjshëm në një aktivitet institucional," – thuhet në reagimin e Onufrit.

"Shtëpia Botuese Onufri, si mbajtëse e të drejtës ekskluzive për botimin e veprave të Kadaresë, do të paraqesë kallëzim penal për pirateri në Gjykatën e Tetovës ditën e hënë," – përfundon deklarata.

Ky veprim i Komunës së Tetovës ka ngjallur reagime të forta në qarqet letrare dhe ligjore, ndërsa pritet me interes hapat që do të ndërmarrë drejtësia në Maqedoninë e Veriut për të mbrojtur të drejtat e autorit dhe pronësinë intelektuale.



Të ndryshme
Më shumë
A po e njihni këtë këngëtare?18 June 2021
Në Kërçovë deri në ora 15 kanë votuar 16.426 qytetarë31 October 2021
Mexhiti: BDI po rikthehet me skenarë kaosi dhe urrejtjeje ndëretnike30 June 2025