Nga Vendi
20 September 2021
Maqedoni: Propozim-ligji për akademi të gjyqtarëve dhe prokurorëve publik para Komisionit për Sistem Politik

Komisioni kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive sot do ta mbajë seancë për propozim ligjin për Akademi të gjyqtarëve dhe prokurorëve publik, në lexim të parë.

Ministria e Drejtësisë në elaborimin për nevojën e mbajtjes së ligjit, që miratohet me flamur evropian, thekson se del nga nevoja për reformë në gjyqësi, të projektuar në Strategjinë për reforma në sektorin e jurisprudencës, qëllimi strategjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE dhe nevojën për realizimin e detyrimeve të marra për zbatimin e reformave efikase dhe të vazhdueshme në gjyqësi të bazuara në standarde evropiane.

Qëllimi kryesor i Qeverisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, qëndron në elaborim, propozon vazhdimin e reformave në fushën e gjyqësisë dhe avancimin e tij të mëtutjeshëm, thuhet në elaborimin ligjor.



Të ndryshme
Më shumë
Luksi i Adelina Tahirit, vetura e saj kushton plotë 150 mijë euro!15 September 2021
Mariçiq: Pres regjistrim të suksesshëm, zyrtarisht duhet të përfundojë sonte në orën 20:0030 September 2021
Ndërron jetë hoxha Mahmud ef. Arsllani nga Tetova21 June 2021