Nga Vendi
9 November 2026
Mickoski: Provimi i jurisprudencës nuk do të jepet tërësisht në shqip, sistemi gjyqësor bazohet në gjuhën maqedonase

Sistemi gjyqësor duhet të bazohet në parimin e lingua franca, që është gjuha maqedonase, dhe kjo lidhet me sundimin e ligjit, jo me të drejta të tjera apo politikë, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve gazetareske gjatë një vizite në Ohër.

Lidhur me atë nëse çështja e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe do të diskutohet në seancën e qeverisë dhe deklaratat e partnerit të koalicionit ZNAM për këtë çështje, Mickoski tha se nuk do të ketë kërkesë ose vendim me të cilin provimi i jurisprudencës do të jepet në gjuhën shqipe në tërësi, por vendimi që do t'i dorëzohet seancës së qeverisë përmban dy pjesë.

"Pjesa e parë thotë se studentët do të jenë në gjendje ta japin pjesën që lidhet me studimet e tyre universitare, në një gjuhë tjetër përveç maqedonishtes, dhe në Maqedoni studime të tilla zhvillohen në tre gjuhë shqip, turqisht dhe anglisht, në gjuhën në të cilën kanë përfunduar arsimin e lartë. Pjesa e provimit të jurisprudencës ku simulohet një proces gjyqësor si pjesë e një procedure penale ose civile, ajo pjesë do të jepet në një lingua franca - maqedonisht", tha Mickoski.

Kjo, përsëriti Kryeministri, konfirmon edhe një herë qëndrimin se sistemi gjyqësor duhet të bazohet në parimin e një lingua franca, që është gjuha maqedonase, pasi lidhet me sundimin e ligjit, dhe jo me të drejta të tjera apo politikë.



Të ndryshme
Më shumë
Fëmijët me aftësi të veçanta në fokus të festivalit ‘Krijimtari inkluzive’ në Tetovë12 November 2025
Inter 2-0 Napoli, nota e Elseid Hysajt dhe të tjerëve29 July 2020
Presidenca del kundër Talat Xhaferit, sipas tyre shkresa nga Kuvendi duhet të arrijë10 August 2020