Nga Vendi
9 November 2026
Arkin Jahiji mori zyrtarisht detyrën e kryetarit të komunës së Bërvenicës: Zyra për mërgimtarë do të jetë risi

Kryetari i sapozgjedhur i Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiji sot mori zyrtarisht detyrën e kryetarit nga ku tha se do të respektoj çdo qytetar pa dallim etnie apo feje.

"Do të jem kryetar i komunës i cili do të respektojë çdo banor të komunës së Bërvenicës, çdo qytetar, pa dallim etnie, partie apo çfarëdo dallimi tjetër", tha Arkin Jahiji në fjalimin e tij, përcjell TV21.

Jahiji tha se zyra për mërgimtarë dhe zyra për ndihmë juridike falas, do të jenë risitë në mandatin e tij në krye të komunës.

“Vizioni im gjithnjë ka qenë për një komunë më të zhvilluar, funksionale, e cila do të krijojë vende të reja të punës. Një komunë për fëmijët, familjet, një komunë për fshatra me perspektivë dhe një komunë që do të ketë qeverisje të përgjegjshme. Komunë që do të ketë risi zyrën për mërgimtarë dhe zyrën për ndihmë juridike falas”, u shpreh Jahiji.



Të ndryshme
Më shumë
Goditet me veturë në Tetovë gazetarja e Klan Maqedoni26 June 2020
Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës nga AKI Bajram Rexhepi, premton zhvillimin e Banjës së Tetovë12 October 2025
Beatrix në “Festivalin e Këngës” për të përkrahur Albanin Çfarë do të ndodhë sonte në “Big Brother VIP”28 December 2021