ShowBiz
28 December 2021
Beatrix në “Festivalin e Këngës” për të përkrahur Albanin Çfarë do të ndodhë sonte në “Big Brother VIP”

Mbrëmjen e sotme është mbajtur në Pallatin e Kongreseve nata e parë e “Festivalit të Këngës” ku artistët kanë prezantuar këngët e tyre. Teksa mbrëmjen e nesërme do zhvillohet nata e dytë e më 29 dhjetor mbahet finalja.

Sikundër e dini sonte zhvillohet edhe spektakli i zakonshëm i “Big Brother VIP” dhe raportohet se do ketë një ndërlidhje mes tij dhe “Festivalit të Këngës”. Kryefjala.com shkruan se do të bëhet lidhje direkte nga “Big Brother VIP” me Festivalin dhe shkak është bërë Beatrix. Këngëtarja do të shkojë në llozhën e Pallatit të Kongreseve për të dëgjuar performancen e vëllait të saj Albanit.

Ky i fundit konkurron me këngën “Theje” që është pëlqyer shumë nga publiku dhe shihet si një nga pretendentët kryesorë. Në shtëpinë e “Big Brother” është luajtur disa herë kjo këngë dhe Beatrix është emocionuar shumë. Mezi po presim të shohim se si do reagojë ajo mbrëmjen e nesërme kur të përballet me këtë surprizë kaq të bukur.



Të ndryshme
Më shumë
“Komshinjtë e kujt do çmenden?”, Beatrixa nuk i ndal thumbat ndaj Borës dhe Donaldit 7 April 2022
Mickoski drejtuar qytetarëve: Vota juaj i ndryshon punët12 July 2020
Aleanca për shqiptarët: Rruga Tetovë–Prizren nuk ka nisur, po shitet si projekt i kryer 7 April 2026