ShowBiz
18 November 2026
"Po ma përmendin kryqin, Nënë Terezën dhe fenë katolike", Eriku me akuza për diskriminim fetar në Big Brother VIP Kosova

Trajneri i fitnesit, Erik Birko, është shprehur i indinjuar me sjelljen e Arlindës në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”, pas një situate ku është përmendur përkatësia e tij fetare.

Bëhet fjalë për një moment kur Arlinda i ka përmendur Erikut kryqin dhe faktin se ai i përket besimit katolik, duke nxitur reagimin e trajnerit.

Birko ka kundërshtuar këtë mënyrë të qasjes, duke e konsideruar të padrejtë që përkatësia e tij fetare të përdoret në diskutimet brenda formatit.

Ai ka theksuar se besimi fetar është çështje personale dhe individuale, e cila nuk duhet të përzihet me dinamikat, debatet apo lojën brenda “Big Brother VIP Kosova 5”.

Sipas tij, përkatësia fetare nuk ka asnjë lidhje me mënyrën se si një banor luan apo pozicionohet në këtë format, ndaj edhe përmendja e saj në këtë kontekst nuk është e ndershme.

Reagimi i Erik Birko vjen në një kohë kur debatet mes banorëve të BBVK 5 po vazhdojnë të jenë të pranishme, ndërsa diskutimet shpeshherë kalojnë përtej strategjisë dhe lojës në shtëpi. 



Të ndryshme
Më shumë
Alesia Bami mahnit edhe pa makiazh26 August 2020
Selami: Nuk kemi problem me regjistruesit shqiptarë, problem është me regjistruesit maqedonas në komunat e Shkupit24 September 2021
Xhuli Nura 'shpërthen' pas vrasjes së Arlindës: Me kë t’i bëj bebat, me vrasës a?26 October 2026