Nga Rajoni
9 November 2026
Vlora Hyseni hetohet për transferta milionëshe, SPAK dyshon edhe për korrupsion dhe pastrim parash

Prokuroria e Posaçme ka vënë në hetim ish drejtoreshën e SHISH, Vlora Hysenin, edhe për akzuat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Akuzat e reja ish zyrtares i janë shtuar pas vendosjes në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe janë bërë të njohura në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Akuzat e reja lidhen me disa transferta në vlerë disa milionë lekë që SPAK ka konstatuar përmes kompanive të lidhura me Ergys Agasin dhe vëllain e Hysenit.

Provat për këto transaksione janë gjetur fillimisht në disa prova materiale të sekuestruara në zyrën e biznesmenit Ergys Agasi.

Ky i fundit në qeli, në hetim nga SPAK si drejtues i një grupi kriminal që paracaktonte tenderat në institucionin e AKSHI-t.



Të ndryshme
Më shumë
Kështu dukej Shkurte Fejza në lule të rinisë19 August 2021
Rriten divorcet në Gostivar, për çdo muaj shkurorëzohen nga dhjetë çifte 7 July 2021
Hoxhaj: Mirëmëngjesi për 100 mijë shqiptarët që marshuan me UÇK-në në zemër13 September 2026