ShowBiz
10 November 2026
Situata me Zojën, Alba Pollozhani: Zarf i zi për Beharen, ka sharë moralin e një konkurrenti live

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Alba Pollozhani, ka reaguar ndaj situatës së krijuar mes banoreve Behare Maksutaj dhe Zoja Nushi, duke kritikuar ashpër komentet e Miss-it gjatë diskutimit me banoren tjetër.

Përmes një postimi në InstaStory, Alba e cilësoi sjelljen e Behares si të papranueshme, duke e kritikuar për faktin se, sipas saj, ajo kishte gjykuar moralin e një konkurrenti gjatë Prime-it, ndërsa vetë kishte përdorur komente fyese ndaj një gruaje tjetër.

Ajo iu referua një komenti të Behares drejtuar Zojës, ku kjo e fundit ishte cilësuar si një femër e konsumuar që nuk mund të gjejë një burrë.

 

Foto: Screenshot/Instagram

"Zarfi i zi për Beharen! Sapo shajti moralin e një konkurrenti live në Prime”, shkroi fillimisht Alba.

Më pas, ajo ngriti pikëpyetje për mënyrën se si Behare, e cila sipas saj e konsideron veten shembull të moralit, mund t'i drejtohet në atë mënyrë një gruaje tjetër.

Alba përmendi edhe statusin martesor dhe faktin që Behare është nënë, duke vënë në pikëpyetje nëse këto rrethana i japin asaj të drejtën të gjykojë jetën personale të një gruaje tjetër.

 

Foto: Screenshot/Instagram

Në reagimin e saj, ajo u ndal veçanërisht te Zoja, duke theksuar se askush nuk e di nëse ajo mund të ketë kaluar përvoja të vështira emocionale apo të ketë plagë që komente të tilla mund t'i prekin.

"Po sikur Zoja si femër të jetë e mërzitur dhe mund të ketë plagë në zemër, 35 vjeçe single, dhe kjo po e prek direkt në plagë?”, shkroi ajo.

Në fund, Alba theksoi se statusi i të qenit beqare nuk duhet të përdoret si arsye për të ofenduar apo nënçmuar një grua, duke shtuar se edhe një femër mbi 25 apo 30 vjeçe që është beqare mund të ketë pasur histori të dhimbshme në jetën e saj.

Reagimi i saj vjen pas diskutimeve mes Behares dhe Zojës në shtëpinë e BBVK 5, ndonëse momentet e tyre kanë nxitur edhe reagime jashtë formatit. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Bujar Osmani: Ne do të vendosim se cila parti politike do të merr pjesë në koalicionin tonë qeveritar19 July 2020
Ndalohet dhe ndëshkohet mohimi i gjenocidit në Bosnje23 July 2021
Mbi 8 mijë qytetarë të Shqipërisë udhëtuan drejt Kosovës për Marshin e Lirisë12 September 2026