ShowBiz
10 November 2026
Dy muaj pa Laurentin, motra e tij prek me dedikimin për të

Motra e Laurent Krasniqit, Xheneta, ka kujtuar vëllain e saj përmes një postimi prekës në TikTok.

Ajo ka publikuar një video-kolazh me fotografi të Laurentit, ku në disa prej tyre shfaqet edhe vetë pranë tij.

Videon e ka shoqëruar me mbishkrimin “I miss you”, ndërsa në përshkrim ka shkruar:

“Na mungon çdo ditë e më shumë”.

Kanë kaluar dy muaj që nga ndarja tragjike nga jeta e Laurentit, i cili humbi jetën në një aksident më 2 shtator.

Ai la pas dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe e fejuara e tij, Laureta, me të cilën kishte planifikuar të ndërtonte të ardhmen.

Përmes kujtimeve dhe dedikimeve të tilla, të afërmit vazhdojnë ta mbajnë gjallë kujtimin e tij, ndërsa mungesa e Laurentit ndihet çdo ditë e më shumë.



Të ndryshme
Më shumë
Dita e fundit e fushatës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoni29 October 2021
MOST: Deri në Ora 15:00 nuk është regjistruar asnjë incident15 July 2020
Hoxha: Qoftë kjo korrje me bereqet në të gjitha fushat me drithë tek ne dhe në gjithë botën! 7 July 2021