Nga Vendi
7 July 2021
Hoxha: Qoftë kjo korrje me bereqet në të gjitha fushat me drithë tek ne dhe në gjithë botën!

Arjanit Hoxha


Qoftë kjo korrje me bereqet në të gjitha fushat me drithë tek ne dhe në gjithë botën!
Sot pata kënaqësinë të jem pjesë e ngjarjes solemne të fillimit të korrjes në fushat me grurë të ZK Pelagonisë.
Nuk ka gëzim më të madh për fermerin sesa kur arrin të korr frytet e punës së tij. Gëzim edhe më i madh është atëherë kur viti është i frytshëm dhe korrja është e pasur, ky është shpërblimi më i mirë për mundin e dhënë.

E gjithë puna e tyre, e gjithë koha e përkushtuar dhe e gjithë dashuria që fermerët japin në fushat e tyre me grurë, le t‘u kthehet atyre si bekim përmes korrjes së begatë.
Në kushtet klimatike që kemi në vendin tonë, kultivimi i kulturave të drithërave është me të vërtetë i shkëlqyer, kjo vlen posaçërisht për rajonin e Pellagonisë, hambarin tonë më të madh të drithit.

E gjitha kjo dëshmohet nga të dhënat e njësive rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, sipas të cilave sipërfaqja e punueshme me grurë në vitin 2021 është rreth 79,000 hektarë, që paraqet një rritje prej rreth 7% në krahasim me vitin 2020. Këtë vit, ne presim rendiment mesatar prej rreth 3,200 deri në 3,500 kg / ha ose në total prej rreth 260,000 ton grurë.



Të ndryshme
Më shumë
Grenell për rikthimin e Thaçit në politikë: Thaçi për kryeministër 7 March 2026
Kasami të mërkurën i përgjigjet Ahmetit për takimin10 August 2020
Atentati i 17 janarit 1982 në Gjermani: Ekzekutimi politik i Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës17 January 2026