ShowBiz
29 July 2020
U qartësua më në fund, ky është i dashuri i ri i Rita Orës

Rita Ora është fotografuar javën e kaluar me një grup miqsh në Londër menjëherë pasi u zbulua identiteti i të dashurit të saj të ri. Këngëtarja, 29 vjeç, thuhet se po kalon një romancë me një regjisor me origjinë greko-franceze, që quhet Romain Gavras.

Por shoqërimi i Ritës me miqtë e saj, dhe veçanërisht marrëdhënia e saj e afërt me modelin shqiptar Faton Gashi ka bërë lëmsh mediat duke bërë që fotot e tyre të qarkullojnë në rrjet si të lidhur. Ndoshta look-u i ngjashëm i Gashit me partnerin aktual të këngëtares, ka ngatërruar mediat duke i bërë të mendojnë se janë i njëjti person.

Rita Ora raportohet se është lidhur me Romain Gavras gjatë karantinës dhe sipas miqve, çifti janë “të dashuruar prej muajsh”. Gavras ka krijuar edhe videot muzikore për M.I.A dhe Kanye West me Jay-Z, “No Church in the Wild” në vitin 2012.

Së fundmi, Rita Ora është fotografuar për herë të parë me të dashurin e saj të ri, Romain Gavras. 29-vjeçarja dhe krijuesi i videove muzikore, 39-vjeçar, u fotografuan duke u kthyer në shtëpinë e saj në orët e para të mëngjesit. Ata ishin të dy pjesë e festës së ditëlindjes së një mikeshe të shqiptares, në Notting Hill, Londër, ku qëndruan deri në 6:30 të mëngjesit para se të ktheheshin në shtëpinë e Ritës në orën 7:00.

Rita u nda nga i dashuri Andrew Watt vitin e kaluar. Ajo më pas u përfol se po dilte me Joey Essex, pasi dyshja u fotografuan duke dalë së bashku në fillim të vitit. Ajo ka qenë edhe e lidhur me me një sërë emrash të njohur si Travis Barker, James Arthur dhe Calvin Harris.



Të ndryshme
Më shumë
Haradinaj reagon ndaj shpifjeve për pasurinë: E di që kandidimi im ua prish planet, keni ambicie të sëmura30 June 2021
Grubi: Korrupsioni është virus më i rrezikshëm se Covidi 6 September 2021
Kërkohet paraburgim për Dardan Krivaqën, i dyshuar për vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj25 August 2021