Nga Vendi
10 November 2026
Qeveria e RMV-së kërkon mendim urgjent nga Komisioni i Venecias për provimin e jurisprudencës

Qeveria, në mbledhjen e sotme, miratoi nevojën për marrjen e një mendimi urgjent nga Komisioni i Venecias lidhur me modelin e propozuar për dhënien e provimit të jurisprudencës.

“Me këtë hap sigurohet një vlerësim i pavarur ndërkombëtar dhe profesional për përputhshmërinë e zgjidhjes së propozuar me Kushtetutën, instrumentet juridike ndërkombëtare dhe standardet evropiane.

Në kuadër të kësaj procedure, raportuesit e Komisionit të Venecias do të zhvillojnë takime me përfaqësues të institucioneve relevante, partitë politike parlamentare, dekanët e pesë fakulteteve juridike dhe përfaqësuesit e organizatave studentore. Gjithashtu, janë paraparë demonstrime praktike të pjesës me shkrim të provimit në Gjykatën e Apelit në Shkup dhe të pjesës me gojë në Ministrinë e Drejtësisë.

Modeli i propozuar parasheh një sistem unik të dhënies së provimit, me kushte të barabarta dhe kritere të njëjta profesionale për të gjithë kandidatët, pa provime të veçanta apo standarde të ndryshme Komisioni i Venecias, organ këshillëdhënës i Këshillit të Evropës, në të cilin janë të përfaqësuara 61 shtete anëtare, do të ofrojë një perspektivë të pavarur ndërkombëtare profesionale në vlerësimin e zgjidhjes së propozuar ligjore.

Përcaktimi ynë është i qartë: ligjet duhet të bazohen në Kushtetutë, të drejtën dhe standardet evropiane, ndërsa zgjidhjet duhet të burojnë nga argumentet juridike dhe analiza profesionale”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.



Të ndryshme
Më shumë
Gjermanja e mban në kuletë disa javë pa e ditur tiketën fituese të 32 milionë eurove29 July 2021
Mbyllet sërish pika kufitare në mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë 5 December 2025
Meliza Haradinaj: Kosova po bën gabim kardinal duke refuzuar gazin amerikan26 June 2026