ShowBiz
10 November 2026
Vazhdojnë përplasjet, Zoja 'thumbon' Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit, po vazhdojnë edhe kësaj radhe me temë lojën brenda shtëpisë.

Gjatë një bisede, Zoja i tha Anjezës se ajo do të ishte larguar nga formati shumë më herët, nëse në garë nuk do të kishte ende banorë që, sipas saj, janë më të dobët në lojë.

Në këtë kontekst, ajo përmendi edhe ish-Miss Kosovën, Behare Maksutajn, duke lënë të kuptohet se edhe asaj i ka ardhur radha për t'u larguar nga shtëpia.

"Beharja e ka rendin. Ka akoma më të dobët se kishe ecur oj zemra ime", iu drejtua Zoja - Anjezës.

Kjo deklaratë vjen në vazhdën e diskutimeve dhe përplasjeve të vazhdueshme mes banoreve, të cilat po shfaqin gjithnjë e më hapur qëndrimet e tyre për lojën dhe konkurrentët që meritojnë të vazhdojnë garën.

Në një klip të fundit shihej se Anjeza e kishte kërcënuar Zojën, për shkak të një debati që patën.

E kjo duket se po vazhdon, ku siç shihet nuk po pajtohen, me të shumtën e gjërave brenda. 



Të ndryshme
Më shumë
Arbana Osmani i bën dhuratën që nëna e saj nuk e priste21 September 2026
Armand Duka merr pjesë në eventin e FIFA-s në New York, takon Donald Trump dhe drejtuesit e futbollit botëror18 July 2026
Luana Vjollca shkëlqen në fotosesionin e ri, merr vëmendje me veshjen plot stil16 March 2022