Sport
18 July 2026
Armand Duka merr pjesë në eventin e FIFA-s në New York, takon Donald Trump dhe drejtuesit e futbollit botëror

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga FIFA në Trump Tower në New York, në prag të finales së Kupës së Botës FIFA 2026, ku u mblodhën drejtuesit më të lartë të futbollit botëror dhe personalitete të politikës ndërkombëtare. Në këtë event ishte i pranishëm edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, si dhe Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino. Gjatë aktivitetit, Duka u takua dhe bisedoi me Donald Trump, Gianni Infantinon, anëtarë të Këshillit të FIFA-s dhe përfaqësues të federatave kombëtare nga vende të ndryshme, ndërsa në qendër të diskutimeve ishte suksesi i organizimit të Kupës së Botës FIFA 2026. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, e cilësoi këtë Botëror si një sukses të jashtëzakonshëm, duke deklaruar se, "Kjo Kupë Bote i ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë. Nuk është vetëm Kupa e Botës më e madhe e të gjitha kohërave, por edhe ngjarja më e madhe njerëzore, sociale dhe kulturore që njerëzimi ka parë ndonjëherë". Edhe Presidenti amerikan, Donald Trump, vlerësoi turneun, duke thënë se, "Ky ka qenë një turne si askush tjetër, me konkurrencë të jashtëzakonshme dhe momente të paharrueshme që kanë bashkuar botën. Është eventi sportiv më i suksesshëm në histori". Sipas Federatës Shqiptare të Futbollit, pjesëmarrja e Armand Dukës në këtë aktivitet dëshmon angazhimin e vazhdueshëm të FSHF-së në strukturat ndërkombëtare të futbollit dhe forcimin e bashkëpunimit me FIFA-n, në një periudhë kur Shqipëria po rrit rolin e saj në organizimin e aktiviteteve sportive me përmasa ndërkombëtare.



Të ndryshme
Më shumë
Tensionet SHBA, Iran rrisin çmimin e naftës në tregjet botërore 8 May 2026
Në ora 4 të mëngjesit, policia kapi dy persona duke vjedhur një BMW! 5 July 2021
Inspektorati shtetëror i tregut për Alsat konfirmoi abuzimet me vauçerët 2 August 2020