Nga Rajoni
13 April 2026
E ardhmja e Thaçit, përmendet mundësia për postin e Presidentit të Shqipërisë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për Frankfurter Allgemeine Zeitung ka deklaruar se pret drejtësi nga procesi gjyqësor në Hagë, ndërsa ka theksuar se garën politike e konsideron të përfunduar.

Megjithatë, sipas gazetarit Shkumbin Kajtazi, Thaçi mund të ketë ende ambicie për rol publik, por jashtë politikës së përditshme. Ai vlerëson se ish-presidenti mund të shndërrohet në një figurë unifikuese për shqiptarët.

Kajtazi ka hedhur edhe një ide konkrete, duke deklaruar se nuk përjashtohet mundësia që Thaçi të synojë postin e Presidentit të Shqipërisë. Ai u shpreh se “nuk është ndonjë gjë e çuditshme, vitet e fundit kemi parë një afirmim të figurës së Thaçit në Shqipëri, veçanërisht nga kryeministri Rama”, duke shtuar se kjo mund të lidhet me përfundimin e mandatit të Bajram Begaj.

Sipas tij, një zhvillim i tillë do të mund të interpretohej edhe si një moment bashkimi simbolik për shqiptarët, në një kohë kur Shqipëria synon integrimin në Bashkimin Evropian.



Të ndryshme
Më shumë
Operacion kundër drogës në Stamboll, Hande Erçel mes të ndaluarve26 March 2026
457 të vdekur në aksidente trafiku në 3 vjet – Masat për siguri rrugore po dështojnë15 May 2025
EKSTRADIM NGA DUBAI: Florim Limani sillet në Maqedoni për të vuajtur dënimin20 February 2026