Nga Vendi
24 August 2020
Sindikata Policore e Maqedonisë dhuroi gjak në Dibër

Nën organizimin e Sindikatës Policore të Maqedonisë, në bashkëpunim me Organizatën Komunale të Kryqit të Kuq dhe Institutit të Transfuziologjisë, sot në Dibër u organizua aksion i dhurimit të gjakut.

Policët e Dibrës dhuruan gjak, duke vërtetuar kështu edhe njerëzinë e tyre, sidomos në këtë periudhë pandemie.

Me këtë rast, Marjan Kicev, kryetar i Sindikatës tha se aksione të këtilla do të organizohen edhe në qytetet tjera të vendit.

Adrian Telqiu, Zëvendëssekretar i Përgjithshëm i Sindikatës tha se përpos gjakdhënies, ata janë të përfshirë edh enë aktivitete tjera, duke shpërndarë maska mbrojtëse dhe mjete dezinfektimi./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Serbia nuk e respekton Marrëveshjen e Uashingtonit, lobon kundër njohjes së Kosovës20 August 2021
Dita e fundit e regjistrimit të popullsisë në Maqedoni30 September 2021
Sela: Këta që nuk kanë fobi nga lartësia, do i thyejnë hundët shumë keq më 17 tetor 8 October 2021