Nga Rajoni
13 November 2026
Hyn në fazën e zbatimit Ligji për Byronë për konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme

Presidentja e Kosovës Justina Shiroka-Pula dekretoi shpalljen e Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Këtë dekret ia dërgoi kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila tha se ky ligj po hyn në fazën e zbatimit.

“Dy javë pas miratimit në Kuvend, Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme po hyn në fazën e zbatimit, sot pranova nga Presidenca dekretin për shpalljen e tij.

Për secilin që ushtron funksion publik, është e qartë se çdo pasuri duhet të ketë burim të ligjshëm dhe të dokumentuar.

Kuvendi do ta përcjellë nga afër ngritjen e Byrosë. Qytetarët do ta matin këtë ligj me rezultatet që do të japë”, shkroi në Facebook, Haxhiu.

 



Të ndryshme
Më shumë
Rrufeja vret bariun 46-vjeçar nga fshati Dorfuli 6 July 2020
Lamtumirë Artur Zheji: Një jetë mes fjalës, mendimit dhe guximit intelektual26 August 2025
Filipçe: Për momentin nuk planifikohen masa të reja kufizuese 4 October 2021