Instituti GAP ka publikuar një grafikë përmes së cilës ka krahasuar çmimet e disa produkteve bazë në Kosovë me ato të Shqipërisë e Serbisë për periudhën mars dhe gusht 2026.
Për vite me radhë, GAP thotë se Kosova ka pasur ndër normat më të ulëta të inflacionit në rajon.
Instituti shpjegon se edhe nëse në Kosovë disa çmime janë më të lira, në Shqipëri, për shembull, çmimet ndikohen edhe nga forcimi i lekut apo normat më të larta tatimore.
“Çmimet në Kosovë ende mbeten përgjithësisht më të lira se në Shqipëri dhe të krahasueshme me ato në Serbi. Por këtë vit çmimet në Kosovë e kanë përshpejtuar ndjeshëm rritjen. Inflacioni vjetor arriti në 7.8% në shtator 2026, niveli më i lartë që nga shkurti 2023 dhe dyfish më shumë se mesatarja e vitit 2025. Në Shqipëri, çmimet më të larta ndikohen edhe nga forcimi i lekut. Përveç kësaj, Shqipëria dhe Serbia kanë norma më të larta tatimore se Kosova për disa produkte”, thotë Instituti.
Më poshtë grafika:
