ShowBiz
14 November 2026
“Je arrogante”.. Sara Gjordeni i përgjigjet ndjekësit

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Sara Gjordeni, ka reaguar ndaj një komenti që ka marrë nga ndjekësit në rrjetet sociale, shkruan IndeksOnline.

Një ndjekëse i ka shkruar se e pëlqen, por se ndonjëherë i duket arrogante dhe se kjo sjellje mund t’i japë një imazh jo të mirë.

Sara nuk ka hezituar t’i përgjigjet, duke theksuar se e pëlqen faktin që flet hapur dhe se ka shumë njerëz që e duan pikërisht për mënyrën si është.

“Arroganca ime është e fituar nga sfidat e jetës dhe e justifikoj me së miri, sepse në realitet jam njeri i ngulur mirë me këmbë në tokë dhe besnik deri ditën e fundit”, është shprehur ajo.

Më tej, Gjordeni ka theksuar se arroganca bëhet problem vetëm kur nuk ka arsye që ta justifikojë, apo kur nuk ke asnjë formim dhe asgjë për të ofruar.



Të ndryshme
Më shumë
Mickoski paralajmëron ulje të çmimit të naftës: Jemi afër marrëveshjes me furnizuesin19 October 2026
Mateo Borri në protestë, por ka një kunj për vëmendjen: “Nuk dola për klikime e reels!”18 October 2026
Qeveria e Maqedonisë sot do të mbajë seancë për ulje të TVSH-së së derivateve nga 18 në 10 përqind13 September 2026