Nga Rajoni
15 November 2026
Sali Berisha: Pandeli Majko ia kërkoi Edi Ramës dorëheqjen

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në Facebook një video që shpjegon qëndrimin e ish-kryeministrit Pandeli Majko në Mbledhjen e Asamblesë  së  Partisë Socialiste që u zhvillua një ditë më parë.

‘Majko i kërkon Padrinos dhe anëtarëve të tjerë të organizatës kriminale dorëheqjen’, kështu shkruan Berisha në postimin që shoqëron videon. Pra ky është interpretimi i Berishës. Por çfarë raportuan mediat ditën e djeshme për Majkon? 

Mediat raportuan se Pandeli Majko, gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste më 14 nëntor 2026, ka paralajmëruar kolegët e tij për ekzistencën e rreth 1 mijë orëve përgjime dhe videome përmbajtje korruptive dhe erotike, të cilat sipas raportimeve mediatike disponohen nga SPAK dhe implikojnë eksponentë të PS-së.

Duke ngritur alarmin se kjo situatë rrezikon rezultatin zgjedhor të partisë veçanërisht në Tiranë, Majko u ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë zyrtarëve të përfshirë në këto materiale ose në lidhje me krimin që të japin dorëheqjen menjëherë, përpara se këto pamje të bëhen publike. 



Të ndryshme
Më shumë
Brukseli paralajmëron Ballkanin Perëndimor, rrezikohen mbi 700 milionë euro nga Plani i Rritjes20 April 2026
Tragjedi sociale: Shkon për ta lypë borxhin, i biri i zotit të shtëpisë e gjuan me armë 2 July 2020
Vazhdon numri i lart i te prekurve ne Maqedoni mbi 400 raste te reja...18 October 2020