Nga Rajoni
2 July 2020
Tragjedi sociale: Shkon për ta lypë borxhin, i biri i zotit të shtëpisë e gjuan me armë

Një vrasje në tentativë ka ndodhur mbrëmë në Qafë-Duhël të komunës së Suharekës.

Viktima bashkë me një dëshmitar ka shkuar tek shtëpia e të dyshuarit për të kërkuar një borxh de pas një konflikti verbal kanë filluar të godasin njëri-tjetrin me grushte.

Derisa të njëjtit ishin duke u përleshur fizikisht, djali i të dyshuarit i moshës së mitur ka shkuar në shtëpi dhe ka marrë një armë, duke shtënë disa herë në drejtim të viktimës, njofton raporti 24 orësh i policisë.

“Vrasje në tentativë – Qafë-Duhël, Suharekë, 01.07.2020-22:55. Viktima mashkull kosovar se bashku me një dëshmitar ka shkuar tek shtëpia e të dyshuarit mashkull kosovar për të kërkuar një borxh dhe pas një konflikti verbal kanë filluar të godasin njëri tjetrin me grushte. Deri sa viktima dhe i dyshuari kanë qenë duke u përleshur fizikisht djali i të dyshuarit mashkull kosovar i moshës se mitur ka shkuar në shtëpi ka mare një armë dhe ka shtënë disa herë në drejtim te viktimës. Viktima është dërguar ne Spitalin e Prizrenit dhe sipas mjekut kujdestar gjendja e tij është e rëndë nga lëndimet që i ka marrë nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes njësiti policor ka konfiskuar pistoletën me shtatë fishekë dhe dy gëzhoja. Me urdhër të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thonë nga MPB.



Të ndryshme
Më shumë
Arrestohet një person në Tetovë pas sulmit fizik pas një seance gjyqësore12 March 2026
Qeveria do të ndërrojë makinat! Rreth 2 milion euro për huazimin e makinave të reja 3 August 2021
Vildania shfaqet në bikine, më seksi së kurrë 2 July 2020